Burimet lokale në qytetin Huvejxha në veri të Irakut kanë bërë të ditur se terroristët e ISIS kanë rrëmbyer 900 banorë të këtij qyteti.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burimet lokale, njoftoi se terroristët e ISIS që nga mëngjesi i ditës së premte kanë arrestuar në masë të gjerë banorët e qytetit Huvejxha në jugperëndim të Kirkukut dhe i kanë dërguar ata në një vend të panjohur.
Sipas këtyre burimeve, ISIS synon t’i përdorë këta civilë si mburojë njerëzore përball sulmeve të mundshme ajrore dhe tokësore të forcave irakiane ndaj pozicioneve të ISIS.
Meitham Ali Husejn Al-Hamdani, një prej krerëve të fiseve arabe në qytetin Kirkuk, ka thënë se vazhdimi i pranisë së grupit terrorist ISIS në Huvejxha është kërcënim për provincat veriore si Salahudin, Dejale, Ninva por edhe për rajonet Al-Sharkat dhe Duzkhurmatu në perëndim të Kirkukut, prandaj kërkoi nga Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, që para operacioneve për çlirimin e rajonit Tel Afar, të organizojë operacione të përbashkëta me forcat vullnetare popullore për çlirimin e qytetit Huvejxha./Indeksonline/