Aktuale

ISIS nxitë ‘ujqit e vetmuar’ të përdorin objekte shtëpiake për xhihad

Një video e re terroriste ka nxitur ndjekësit e tyre që të përdorin objekte shtëpiake për të kryer xhihadin kundër Perëndimit, shkruan DailyMail.

Në këtë video, xhihadistët e vetë-radikalizuar po nxisin për ndjekjen e shembullit të Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili përdori një kamion me qira për të nisur një sulm shkatërrues gjatë festimit në ‘Ditën e Bastiles’ në Nisë, ku vrau 86 njerëz.

Gjatë filmit, terroristët janë këshilluar që të mos kërkojnë armë të sofistikuara apo eksplozivë për të kryer një sulm, transmeton KosovaPress.