Një bazë ushtarake në veri të Irakut, ku këshilltarët ushtarakë të SHBA-së janë të vendosur, është sulmuar nga disa kamikazë të ISIS-it, njoftojnë burimet e sigurisë.
Dy militantë i detonuan jelekët e tyre në hyrje të bazës K1 gjatë natës, ndërsa tre militantë tjerë u vranë nga forcat kurde “Peshmerga”, të cilat e kontrollojnë zonën Kirkuk, aty ku ndodhet baza, transmeton Express.
“Ata ishin të veshur në uniforma si të Peshmergas kurde dhe i kishin rruar mjekrat për t’u dukur si ne,” ka thënë një oficer për Reuters, duke shtuar se dy anëtarë të Peshmerga janë vrarë.
Gjashtë të tjerë janë plagosur./Express/