Rajon & Botë

ISIS kërcënon Spanjën me sulme të reja

Shteti Islam ka kërcënuar sot Spanjën me sulme të reja, duke thënë se qytetarët mund të presin skena të reja sikur ato në Barcelona dhe Cambrilis, në të cilat humbën jetën 15 persona dhe mbi 120 u plagosën, transmetojnë mediat lokale.

Xhihadistët kanë porositur spanjollët se nuk do t’i lënë në paqe nëse qeveria e tyre vazhdon luftën kundër ISIS-it, transmeton gazeta El Pais.

“Shteti Islam nuk ka më kufij”, ka thënë një pjesëtar i ISIS-it në një video xhirim, transmeton KosovaPress.