Aktuale

ISIS hynë sërish në qytetin antik të Palmirës

Militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë sërish në qytetin antik të Palmirës, nëntë muaj pasi e humbën kontrollin e këtij qyteti sirian, kanë njoftuar sot aktivistët.

Grupi militant Shteti islamik kishte mbajtur nën kontroll Palmirën për 10 muaj, pëpara se forcat qeveritare siriane, në mars të këtij viti, e rimorrën këtë qytet antik, transmeton Express.

Por militantët kanë nisur një ofensivë në këtë qytet më herët gjatë kësaj jave.

Në ndërkohë, forcat siriane të mbështetura nga Rusia, janë shumë afër që të marrin edhe zonat e fundit që janë në duart e rebelëve në qytetin e Alepos.

Palmira shihet si vend strategjik për ISIS’in për shkak se është shumë afër zonave të pasura me naftë.

Në kohën sa ishte nën kontrollin e ISIS’it, Palmira pësoi shkatërrime të mëdha. ISIS’i shkatërroi monumentet e këtij qyteti, që është i vjetër afro 2 mijë vjet./Express/