Rajon & Botë

ISIS e merr përgjegjësinë për sulmin në Francë

Shteti Islamik (ISIS) ka thënë sot se sulmuesi i cili kreu sulmin vdekjeprurës me thikë dje në Marsejë të Francës ishte ushtari i saj.

Dy persona u vranë në sulmin me thikë në stacionin e trenit “Saint Charles” në Marsejë, sipas mediave mediat franceze, transmeton Express.

Sulmuesi është qëlluar me armë për vdekje nga forcat e sigurisë në qytetin jugor francez. Incidenti është trajtuar si terrorist, sipas mediave franceze.

“Dy persona janë therur me thikë për vdekje”, ka thënë shefi i policisë rajonale, Oliver Mazieres, për AFP.

Sipas gazetës francez e “Le Monde” sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi).

Sipas mediave franceze, të dy viktimat janë gra: njëra është prerë në fyt ndërsa tjetra është therur për vdekje. /Express/