Rajon & Botë

ISIS: Autori i sulmit në Ohio të SHBA-së ishte ushtari ynë

Grupi militant, ISIS, ka thënë se qëndron prapa sulmit me makinë dhe thikë në Universitetin Shtetëror të Ohios në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi i së hënës u krye nga njëri nga studentët e këtij universiteti, Abdul Razak Ali Artan, me prejardhje nga Somalia, sipas autoritete amerikane, transmeton Express.

Artani, 18-vjeçar, plagosi 11 persona gjatë sulmit.

Ndërkohë, ISIS-i, përmes agjencisë së vet të lajmeve, Amaq, e ka quajtur Artanin ushtar të vetin.

Gjatë sulmit, Artani iu vërsul me makinë një grupi njerëzish, e më pas i sulmoi ata me thikë, para se të qëllohej për vdekje nga policia amerikane./Express/