Ishulli Migingo në Keni është gati sa gjysma e një fushe futbolli me hiç më pak se 1.000 banorë.
Por, ky ishull ka farmaci, sallon për qethjen e flokëve, dyqan ushqimor, restorante e madje edhe kishë, transmeton Express.
Gjithçka furnizohet me rrymë përmes sistemeve solare në këtë ishull më të populluar në Tokë.
Migingo ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje për të drejta të peshkimit mes Kenisë dhe Ugandës (Kenia e ka fituar betejën).
Ujerat në këtë ishull janë të vlefshme dhe peshkatarët atje fitojnë shumë nga eksportet në Evropë, por peshkimi i tepruar rrezikon miliona që varen në Liqenin Viktoria për të mbijetuar.