Rajon & Botë

Ishulli ku testohen të gjithë viruset më të tmerrshme të botës!

Ishulli balltik i Riems-it, është ishulli më i rrezikshëm në Gjermani. Ai është shtëpi e një kërkimore për sëmundjet e kafshëve vdekjeprurëse.

I themeluar atje 100 vjet më parë, Instituti Friedrich Löffler teston viruset më të rrezikshme në botë mbi kafshët, duke përfshirë këtu ethet afrikane, e cila po shkatërron Kinën që nga mesi i 2018.

Dhe lista e patogjenëve është e gjatë: aty gjen gjithashtu tërbimin, virusin e Kongos, Ebolën… ajo çfarë e benë të veçantë këtë institut, është se këtu testohen viruset më të rrezikshme në botë tek kafshët e mëdha. “Ne jemi si Alkatrazi i viruseve, si një lloj burgu për viruset. Bëjmë gjithë çfarë është e mundur që ato të mos përhapen.Është shumë e rëndësishme për punën tone”, thotë zëvendës presidenti i institutit.

Në ishull ka më shumë se 10.000 kafshë, duke nisur që nga ato më të voglat, ndërsa në stallat e karantinës gjenden përgjithësisht 80 deri në 100 kafshë të mëdha: lopë, dele, dhi, ose derra të egër.

Hulumtimi kryhet në laboratorë dhe në dyqane të kafshëve shtëpiake deri në nivelin e sigurisë 4.

Në qendër të kërkimeve, janë patogjenë që mund të jenë fatalë për njerëzit, e në këtë mënyrë, edhe kafshët I bëjnë këtyre të fundit një shërbim.

the authorGazetaKNN