Linda Morina është mjaft patriote dhe këtë e tregon në çdo mënyrë, edhe përmes veshjes. Zakonisht, Linda shfaqet kuq e zi dhe me shqiponjën dy krerëshe në gjoks
Linda ka thënë se edhe mashkulli ideal, sipas saj, është ai që është patriot. Pra, mundësisht të ketë luftuar dhe ta dojë shumë kombin e të jetë trim.
Është bërë e ditur edhe më parë që Linda ka shërbyer në luftën e fundit në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.
Ka fjalë se ajo ka qenë edhe e plagosur, ndonëse diçka nuk është konfirmuar nga vetë Morina.