ShowBiz

Ishte e para, në kohët më të vështira – e madhja Adelina Ismaili (Foto)

Është puna, imazhi e personaliteti ato që i krijuan epitetin Diva, këngëtares Adelina Ismaili.

Karrierën e saj muzikore Adelina e nisi në festivalin e atëhershëm ‘Akordet e Kosovës’, për të vazhduar me shumë koncerte derisa filloi rrëmbyeshëm të fitojë fansat e vet gjithandej ku ka shqiptarë. Bashkë me rritjen e saj, Adelina nisi t’i thyej shumë tabu, përcjellë zico.tv

ADELINA-a

Interesimi i madh i artdashësve krijoi radhët e gjata para dyqaneve për ta blerë albumin ‘Prej fillimit’ nga ZICO Company (2002), të idolit të tyre – këngëtares Adelina Ismaili. Ky album njihet si më i shtrenjti e më i shituri në historinë shqiptare, përcjellë zico.tv

Adelina-i-1600x1075

Veç sukseseve të muzikës Adelina ishte përzgjedhur edhe ‘Miss Kosovarja’. Ajo asnjëherë nuk njohu frikën. Në spektaklin ndërkombëtar të bukurisë të mbajtur në Stamboll, Adelina të pranishmëve u tha jam shqiptare e Republikës së Kosovës, fjalë të cilat pezmatuan shumë kë në atë kohë, meqë Kosova ishte e okupuar nga Serbia.

adelina2

E ftuar nëpër të gjitha trojet shqiptare për ta dëgjuar e parë këngëtaren nga afër, ajo ka rreth 3o vjet në skenë e që nuk di të zbresë nga lartësia. Por, në të kaluarën gjithçka që bënte ajo – ishte hera e parë për syrin e publikut shqiptar.

Momentalisht, Adelina jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj Valin, ndërsa me ose pa qëllim ka rralluar paraqitjet publike e profesionale. Projekti i saj i fundit ishte në vitin 2014 në bashkëpunim me reperin G4shi.