Dhëndri dhe nusja ishin nisur në dasmën e tyre për të kurorëzuar dashurinë, kur një kamion i madh u përplas në veturën e tyre në një rrugë të Pensilvanisë, SHBA.
Çifti nga Nju Xhersi, Kathryn M. Schurtz, 35 vjeçe dhe Joseph D. Kearney vdiqën në vend si pasojë e përplasjes me kamionin, para se u përgatiten të kurorëzoheshin në Pittsburgh.
Tre njerëz mbetën të lënduar, pasi shoferi i kamionit të madh nuk mundi ta ndalte atë, duke u përplasur kështu në veturën e çiftit që do të martoheshin, transmeton Gazeta Express.
Zjarrfikësit u panë në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët e shkaktuara nga aksidenti në autostradë. Ngjarja tronditi komunitetin e Nju Xhersit, me shumë njerëz që bënë postime në Facebook për të ngushëlluar familjarët e çiftit.