Ish-zëvendësja e Hashim Thaçit ne Qeverinë e kaluar, Mimoza Kusari, ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë, duke thënë se mallrat serbe duhet të ndalohej si veprim kundërshtues ndaj ardhjes së trenit serb në Kosovë.
Sipas saj, këtë duhet ta bëjë Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi.
“Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri të ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb. Më shumë se 1 mil Euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 mil Euro të humbura shteti Serb. E shteti Kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal. Koha për Zv/Kryeministrin Kelmendi të tregojë sa seriozisht e ka zhvillimin e Kosovës”, ka propozuar Kusari, shkruan Express.
Ajo dyshon se dikush edhe nga Kosova mund të ketë gisht në lejimin e trenit serb në Kosovë.
“Nuk ndodh në asnjë shtet të hyjë tren ilegal, përveq nëse nuk e “legalizoi” dikush ilegalisht”, ka shtuar ajo.