Aktuale

Ish ylli i Interit në Kosovë, porosi për serbët: Na e ruani serbizimin këtu

Ish futbollisti i Përfaqësueses së Serbisë dhe klubit të futbollit, Inter, Dejan Stankoviq, ka qëndruar sot në Kosovë bashkë me Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Stankoviq ka qëndruar bashkë me Gjuriq në qytetin e Vushtrrisë, si pjesë e një projekti për të ndihmuar serbët e Kosovës që jetojnë aty.

Kompania “Stefial” ka dhuruar një makinë “Dacha Duster” për Qendrën për Punë Sociale. Stankoviq nuk e lëshoi rastin edhe për të dhënë një deklaratë e cila përmban një thirrje, shkruan Novosti, përcjell Klan Kosova.

“Çdo nderim për ju. Qëndroni këtu dhe na e ruani serbizimin. Ju dëshiroj gjitha të mirat nga zemra”.

“Faleminderit për mikpritjen dhe shpresoj se kam kontribuuar me ardhjen time këtu, për t’iu thënë motiv për të qëndruar këtu”.