ShowBiz

Ish-ylli i Beverly Hills në probleme të mëdha financiare

ori Spelling është rritur në luks të pa imagjinuar, por tash kanë ndryshuar gjërat.

Viteve të kaluara ajo hyri në borxhe të mëdha me kartelat e saja bankare dhe tash tatimi i “ka trokitur” në derë.

Në fakt, ish-ylli i Beverly Hills dhe bashkëshorti i saj Dean McDermott me vite nuk kanë paguar tatim dhe shërbimi i të hyrave të brendshme ua ka zbrazur xhirollogaritë.

Para tri vjetësh kishin pasur borxh në vlerë 707, 480.30 dollarë, dhe duke pasur parasysh se këtë tatim nuk e kishin paguar, atyre tash u janë zbrazur të gjitha llogaritë.

Përveç kësaj, ata kanë pasur borxhe prej 90.000 dollarë në kredit kartelë.

Ky nuk është problemi i vetëm në të cilin janë gjendur çifti. Për shkak të mos pagesës së alimentacionit të ish-bashkëshortes, i biri 18-vjeçar Dean mund të shkojë në burg, transmeton Fox News.