Ish të përndjekur politike, duke protestuar ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku kane kërkuar qeverise krijimin e një ligji qe dënon krimet e komunizmit.
Ish-të përndjekurit, kategoria parësore, do të marrin të parët paratë e kompensimit. Tashmë ka nisur pagesa e këstit të gjashtë dhe janë kaluar në llogaritë e përfituesve paratë për 770 dosje, pjesa tjetër është në proces. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se procesi i pagesës po ecën ngadalë për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit nga përfituesit, ndërkohë që bën të ditur se brenda vitit i gjithë fondi prej 2 miliardë lekësh do të shpërndahet. Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit prej 2 miliardë lekësh do të shpërndahet në mazën 70% të vij të brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti.
Ministria e Financave ka gati për pagesa 23 mijë dosje ish-të përndjekurish politikë, të cilët janë për t’u trajtuar financiarisht. Fillimisht do të marrin këstin e pestë të përfituesit që janë pjesë e skemës parësore më pas do të nisë shpërndarja e këstit të gjashtë. Të parat në listë janë gratë e ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Kjo kategori duhet të paraqesë certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numrin e llogarisë.
Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kjo kategori duhet të paraqesë raport mjeko-ligjor, origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga KEMCAP, raport mjeko- ligjor për sëmundje onko-logjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”, certifikatë personale dhe numrin e llogarisë bankare në lek. Për kategorinë e katërt me prioritet kanë për persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë Pagesat për kategorinë jo parësorë, ku përfshihem trashëgimtarët e parë dhe të dy të ish-të dënuarve politikë kanë ecur me ritme të avashta për shkak të mungesës së dokumentacionit. Për trashëgimtarët, fëmijët, nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve po shpërndahet kësti i dytë dhe në përfundim të tij do të nisë ndarja e këstit të tretë. Pagesat do të kryhen në bazë të numrit rendore të pagesës së këstit pararendës.
Buxheti
Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist është ndarë në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve. Nga viti 2007 deri 2013 janë paguar ata ish-të dënuar, të cilët jetojnë si dhe trashëgimtarët për këstin e tyre të parë dhe një pjesë e kësteve të dyta, me një shumë totale prej 9.39 miliardë lekësh dhe me një përqindje realizimi mesatarisht 84.83%. Gjatë vitit 2014 janë paguar gjithsej për këst të parë rreth 1,374 përfitues, me një shumë totale prej 275 milionë lekësh. Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014, iu dha përparësi atyre ish-të dënuarve që janë gjallë, si dhe atyre të cilët kanë vdekur, por që në momentin e daljes së ligjit kanë pasur fëmijë të mitur nën 18 vjeç, janë paguar në total për të dyja kategoritë me një përqindje realizimi në masën 98%. Për vitin 2015 është ezauruar pjesa më e madhe e fondit, ndërsa për këtë vit po vijon pagesa me përparësi për kategorinë parësore. Gazeta shqiptare