Rajon & Botë

Ish-shefi i FBI-së pranon të dëshmojë për përfshirjen ruse në zgjedhje

Ish-drejtori i agjencisë FBI, James Comey ka pranuar të dëshmojë publikisht për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura vitin e kaluar në SHBA, kanë bërë të ditur të shtunën zyrtarët.

“Shpresojmë se dëshmia e ish-drejtorit të FBI do të ndihmojë që të merren përgjigjet në pyetjet e paraqitura qëkur presidenti e shkarkoi atë papritmas”, tha anëtari i Komitetit të Senatit për shërbim të inteligjencës, demokrati Mark Warner, transmeton AFP.