Aktuale

Ish-shefi i AKI-së shfaqet në punën e re (Foto)

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj pas dorëheqjes së tij nga posti i të parit të Inteligjencës ka nisur punën e tij si avokat, profesion të cilin edhe e ka studiuar.

Selimaj në një fotografi të publikuar në Facebook, shihet përkrahë kolegëve të tij avokatë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i të parit të AKI-së në janar të këtij viti, duke mos dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

Ai pati udhëhequr Inteligjencën kosovare për dy vjet radhazi, që nga shkurti i vitit 2015, kur kishte ardhur në krye të kësaj agjencie pas dorëheqjes së Bashkim Smakajt. /Gita Lushi/Arbresh.info/