Trupat e NATO’s duhet të vendosen përherë në Evropën lindore për t’u ruajtur kundër lëvizjeve të mundshme agresive të Rusisë, kështu kanë thënë dy ish politikë bërës amerikanë në një raport i cili mund t’i rrisë tensionet me Moskën.
The Guardian njofton se vetëm disa javë para samitit të NATO’s në Varshavë, Nicohlas Burns, ish ambasador amerikan në NATO, dhe gjenerali James Jones, ish komandant i aleancës supreme për Evropë, kanë bërë thirrje që NATO të vendosë trupa të përhershëm në teren, det dhe ajër në shtetet baltike, Poloni, Rumani dhe Bullgari, përcjell Gazeta Express.
Burns, këshilltar i kandidates demokrate për presidente të ShBA-së, Hillary Clinton, ka thënë se një prezencë e vogël por simbolike e trupave të përhershëm do t’i tregonte presidentit rus se NATO është serioze për mbrojtje kolektive./Gazeta Express/