Në mëngjesin e sotëm ish-kryeministri i parë i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në një spital në Turqi, ku prej muajsh ndodhej në koma pas sulmeve të pësuara në tru, raporton “Zeri.info”.
Menjëherë pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit, burime të “Zeri.info”, brenda Qeverisë, bëjnë me dije se Rexhepi do të varrohet me ceremoni shtetërore, ndonëse ende nuk dihet se kur do të sillet në Kosovë trupi i tij i pajetë.
Ambasada e Kosovës në Turqi është duke i zhvilluar procedurat e nevojshme për kthimin e trupit të pajetë të Rexhepit në Kosovë./ Zeri.info/