Ish-kreu i Social Demokratëve të Evropës, Hanes Swoboda, ka thënë se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një zgjidhje e cila do të përmbyllte problemet, dhe jo që të hap disa të tjera, duke lënë të kuptohet se është kundër idesë së ndryshimit të kufijve, ide për të cilën edhe shumë ish-diplomatë të BE-së kanë thënë se rikthen konfliktet e vjetra në Ballkan.
Këtë shqetësim e kanë pasur edhe shtetet si Gjermania dhe Britania e Madhe të cilat kanë dalë kundër kësaj ideje.
“Kjo çështje nuk duhet të zgjidhet duket hapur një tjetër, dhe që mund të kishte pasoja për të tjerët, për shembull Bosnjën dhe Hercegovinën”, ka thënë politikani austriak në një tryezë të organizuar me temën “Serbët dhe Shqiptarët, çfarë më tutje”.
Swoboda ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të marrin përgjegjësi për të gjithë rajonin, në rast të arritjes së një marrëveshje bilaterale. /GazetaExpress/