Rajon & Botë

Ish-kreu i forcave të Taxhikistanit bëhet ministër i ri i luftës i ISIS-it

Një snajperisti të trajnuar nga forcat amerikane i është dhënë pozita e ministrit të luftës nga ISIS-i, shkruan The Independent.

Koloneli Gulmurod Khalimov ishte trajnuar nga forcat amerikane kur ishte kreu i forcave speciale të policisë së Taxhikistanit, dhe i është dhënë një ngritje në pozitë nga grupi militant.

41 vjeçari zëvendëson AbuOmaral-Shishani-në, të njohur gjithashtu edhe si “xhihadisti i kuqërremtë”, transmeton KosovaPress.