Aktuale

Ish këshilltari i Mustafës: Qeveria duhet të bie

Faton Avdullahu, këshilltari politik i ish kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e tanishme do ishte më mirë të rrëzohej, se sa të pranonte kushtëzime nga Lista Serbe.

Avdullahu ka thënë se Lista Serbe votat për demarkacion i ka të kushtëzuara me asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe si të tilla nuk do duhej që të pranoheshin.

Me gjithë këtë Qeveria e Isa Mustafës, nuk ishte kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sa ishte kryeministër, Mustafa kishte thënë se asociacioni i komunave nuk ka nevojë që të stopohet, vetëm se nuk do duhej ti jepeshin kompetenca ekzekutive.