Aktorja e njohur dhe ish-gruaja e Edi Ramës, Matilda Makoçi ka dhënë një intervistë të gjatë për top Channel.
Në këtë interviste, Makoçi ka folur për marrëdhënien me djalin që e ka nga martesa me Edi Ramën, Gregorin.
Ajo shprehet se edhe pse Gregori ka dalë të jetojë në shtëpi më vete, kujdeset ende për të.
‘Kam qenë e angazhuar me punë shtëpiake. Jam kujdesur për Gregorin. Është puna që më të rinjtë duhet t’iu shkosh pas avazit. Nuk më pëlqen që është shkëputur.
S’kam çfarë t’i bëj se është dëshira e tij. Prandaj e kam lejuar që të shkëputet më vete. Përpiqem që të ruaj marrëdhënien me të.’, thotë Makoçi.
Makoçi shprehet se nuk ruan asnjë komunikim me Ramën, por që e respekton për punën që po bën.
‘Nuk kam marrëdhënie, po kam respekt për përpjekjet që bën dhe shoh që të gjithë njerëzit e duan.’, u shpreh aktorja.