ShowBiz

Ish-e fejuara e Getit ndahet nga i dashuri (Foto)

Lidhja e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës është ndër më të komentuarat e shoubizit shqiptar.
Ata vazhdojnë udhëtimet e tyre nëpër vende të ndryshme të botës, ndërkohë që pritet të martohen muajin tjetër.

Por, ndërkohë që Getoari po bën përgatitjet e fundit për dasmën, ish e fejuara e tij, Florenta Islami i ka dhënë fund lidhjes me partnerin bashketbollist.

Florenta Islami dhe Dardan Berisha ishin në një lidhje prej disa kohësh, por ata prej 2-3 javësh janë ndarë dhe nuk shihen në praninë e njëri-tjetrit. Ata kanë fshirë fotot e përbashkëta, ndërsa Florenta ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram duke hapur një të re.