Me dhjetë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Bahri Hyseni është zgjedhur Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ai do ta drejtojë Këshillin Prokurorial për tri vitet e ardhshme.
Kujtojmë se Hyseni para kësaj pozite ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe për një kohë si kryetar i komunës së Shtërpces, i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ish- deputeti i PDK-së Bahri Hyseni ishte i përfshirë në rastin e njohur si “Pronto”, ku gjatë një diskutimi tregonte se nuk kishte konkuruar për një pozitë, në të cilën emri i tij ishte futur në listë të ngushtë.