Aktuale

Ish-deputeti gjerman premton përkrahje për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim, Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të FNF-së dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet mes dyja vendeve, ku ish-deputeti gjerman Richter konfirmoi mbështetjen gjermane për forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë së  Kosovës, si dhe përpjekjet që po bën vendi tij në agjendën drejt integrimeve evropiane.

Ministri i brendshëm i shprehi mirënjohjen tij Richter për kontributin e çmuar që Republika Federale  e Gjermanisë ka dhënë në të gjitha etapat e zhvillimit të shtetittë Kosovës.