Shpërndarja e fotove intime ka detyruar një të re që ti drejtohej rajonit të policisë, pas kërcënimit nga ish i dashuri i saj. Kaq ka mjaftuar që policia të vihej në lëvizje, ndërsa ish i dashuri i saj është shpallur në kërkim.
Një vajzë e re nga qyteti i Shkodrës ka bërë denoncim në polici për ish-të dashurin e saj, pasi pretendon se është kërcënuar prej tij se do t’i nxjerrë në internet fotot e saj intime.
Bëhet fjalë për vajzën me inicialet SH.D, banuese në Shkodër. Ajo ka bërë kallëzim në rajonin e policisë dy ditë më parë, për ish-të dashurin me inicialet E.H.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe pritet të përballet me akuzën për veprën penale “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. /albeu.com/