Ajo mund të jetë një nga aktoret dhe modelet më të preferuara, mirëpo ish-bashkëshorti e zëvendësoi për një vajzë 30 vite më të re.
Monica Belluci dhe burri i saj Vincent Cassel u divorcuan në vitin 2013 pas një lidhje dashurie që zgjati plot 18 vite.
Aktori francez u martua në gusht të këtij viti sërish me Tina Kunakey, 21 vjeçe, me të cilën ka thënë se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë pas dy vajzave që ka me Monikën.
Në një intervistë për revistën “Elle”, Belluci e ka komentuar përciptazi këtë lidhje.
Ajo nuk ka kursyer thumbimet duke thënë:
Më imagjinoni krah një djali 20 vjet më të ri, sado i bukur të jetë ai? Do ta shihja vetëm si bir. Ne duhet ta bëjmë dallimin mes instikteve dhe mënyrës se si duhet t’i menaxhojmë, sepse në rast të kundërt do të ishim njësoj si kafshët.”
Megjithatë, Belluci ka nxituar ta rregullojë deklaratën për babain e dy vajzave të saj, duke shtuar se “ky nuk është një gjykim moral. Dashuria nuk njeh ligje”.