Aktuale

Ish-anëtari i VV thotë se pa mbushje të kutive Kurti s’mund të bëhet baba i Partisë

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arton Muhaxheri i cili ka braktisur këtë subjekt për t’iu bashkuar PDK-së ka thënë se Albin Kurti nesër nuk do të mund të bëhet baba i VV’së pa mbushje të kutive. “Jam i bindur se Kurti pa mbushjen e kutive nuk mund te rizgjedhet kryetar”.

“Nesër Kurti do të rizgjedhet kryetar i VV’se si asnjeherë më parë do të merr vota kunder natyrisht nga krahu i Shpendit qe udheheqet nga Molliqaj neser poashtu pritet te mbushen kutit ashtu siç ka ndodhur edhe ne te kaluaren per ta arritur kuoten mbi 50%, ka shkruar ai në një postim në Facebook.