Në një ceremoni solemne, Kolegji AAB do t’i japë nesër Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, ish – ambasadorit të OSBE-së, William Ëalker.
Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.
Me këtë rast, ish- ambasadori Walker, do të mbajë edhe një ligjëratën speciale para studentëve të këtij institucioni.
Ceremonia do të mbahet nesër, nga ora 11: 00, në AAB Teatrin “Faruk Begolli”, Godina e re, Kolegji AAB – Prishtinë.