Sir Ivor Robert, ish-ambasador i Britanisë në Jugosllavi ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë territoret, pasi sipas tij është mënyra më e mirë për të arritur paqe.
Sipas britanikut, një shkëmbim i territoreve do të sillte stabilitet dhe marëdhënie të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve, transmeton lajmi.net.
Roberts ishte ambasador në Jugosllavi nga viti 1994 deri në vitin 1997, kurse dje në Shkollën Ekonomike të Londrës ai e prezantoi edhe librin “Bisedat me Millosheviçin” /Lajmi.net/