Ajo ishte njëra ndër aktoret më simpatike në serialin komik “O sa mirë”.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur Linda Jarani e cila tash e një sezonë nuk është më pjesë e këtij seriali, transmeton Gazeta Express.
E njohur për rolin e saj si Shkodranja, Linda kishte arritur të bëjë shumë fansa për vete.
Ani pse ka kohë që nuk është pjesë e serialit, Linda është shumë aktive në rrjetet sociale.
Linda gjithmonë është veçuar për stilin e saj unik. E së fundmi në këto ditë të nxehta, Linda vjen me poza seksi nga plazhi.
Por, në imazhin e fundit të publikuar në bikini, Linda është kritikuar nga fansat për përdorim të fotoshopit.
“Ke shtrembru kemben me photoshop”, “Linda hiqe kete foto se dukesh 100% photoshop girl”, “ti je mir m lal pse ke perdor photoshop”, ishin disa nga komentet që i kishin bërë Lindës.