Aktuale

Isamili: Edhe unë jam terrorist

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Isamili në shenjë proteste kundër dënimit të katër aktivistëve të kësaj lëvizje, Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, për sulm në Kuvendin e Kosovës, ka veshur një bluzë me mbishkrim “ Edhe unë jam terrorist”, raporton arbresh.info.

Ismaili me këtë mbishkrim është parë deri sa ka hyrë në sallën e kuvendit.

Katër aktivistët e VV-së javën e kaluar janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 21 vjet burgim për sulm në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht 2016./ Arbresh.info