Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pas pak minutash, pritet të zhvillojë një takim me udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, për të tentuar arritjen e koalicionit qeverisës.
Mustafa ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe kandidaten për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani.
Kujtojmë se takimi i fundit i Albin Kurtit me Isa Mustafen është mbajtur dje ku ka zgjatur disa orë.
