Aktuale

Isa Mustafa: Nuk do të jem kandidat për kryeministër

Kryeministri në detyrë dhe kryetari I LDK-së, Isa Mustafa, në shënimin e 27-vjetorit të degës së LDK-së në Istog, e cila është vendlindja e ish themeluesit të LDK-së Ibrahim Rugova, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.

Mustafa nuk ka dhënë emër, se kush mund te jetë pasuesi i tij, por ka thënë se ai nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK-së për kryeministër.

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë Mustafa.

Mustafa shtoi se duan të hapin rrugë në LDK për kuadro të reja. “Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka shtuar ai.

“Unë do të ulem me nënkryetarët e partisë, me sekretarin, me kryetarët e degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i nga LDK-ja”, ka shtuar ai.