Aktuale

Isa Mustafa në Podujevë: Do të qeverisim me duar të pastra

Kryeministri në largim Isa Mustafa pasi u kërkoi llapjanëve që ta votojnë listën e koalicionit, ndër të tjera tha se:

‹‹Unë ju sigurojë që do të qeverisim me duar të pastra dhe unë do t’ju siguroi që do të jetë qeverisje e suksesshme. Kam qeverisur dy vjet me Kosovën dhe e kam parë që shteti është katandisur keq, se duhet shumë punë, duhet mandat i fuqishëm, duhet shumë kohë për të ndalë proceset negative, për t’i zhbërë grupet e interesit, për t’i zhbërë monopolet dhe për ta zhbërë kapjen e shtetit nga strukturat e caktuara.››

Mustafa i siguroi llapjanët që vetëm me Avdullah Hotin do të ketë qeverisje progresive./Gazetaere.com/