Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila po udhëhiqet nga kryetari Isa Mustafa.
Në kryesi do të diskutohen tri pika të rendit të ditës, një ndër to është edhe informimi mbi ecurinë e bisedave me Lëvizjen Vetëvendosje, me partinë të cilën dje janë përmbyllur ciklet e takimeve të përbashkëta për një koalicion të mundshëm.