Aktuale

Isa Mustafa mbërrin në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së, nis procesi

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e IX Zgjedhor, ku do të votohet për kryetarin e partisë.

Në ambientet ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor ka arritur edhe kryetari aktual, Isa Mustafa. Ai po shoqërohet nga djali i tij, Besniku. Isa Mustafa pritet të jetë kandidati konsensual për të cilin janë marrë vesh zyrtarët e kësaj partie.

E gjatë hyrjes në Kuvend, kreu aktual i LDK’së, nuk është përshëndetur me ish-presidentin dhe ish-kreun e LDK’se, Fatmir Sejdiun. por ky i fundit ka shkuar në vendin ku Mustafa u ulë dhe ia ka shtrënguar dorën.

the authorBurbuqe Metolli