Aktuale

Isa Mustafa kthehet shpejt

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është përmirësuar ndjeshëm, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që shumë shpejt të kthehet në Kosovë nga Gjermania, ku po qëndron prej ditësh për t’u shëruar nga gjendja e rënduar shëndetësore.

“Isa Mustafa së shpejti kthehet në Prishtinë tek familja e tij dhe i kthehet punës”, ka njoftuar Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, në një konferencë për media.