Qytetarët e Teheranit sot kanë djegur kukullën me fytyrën e presidentit Donald Trump gjatë shënimit të 38-vjetorit të revolucionit iranian, raporton Anadolu Agency (AA).
Manifestimi qendror është mbajtur në sheshin Azad të Teheranit, ku qytetarëve iu drejtua presidenti Hassan Rouhani. Ai tha se vendi nuk do të realizojë përparim ekonomik pa zgjidhjen e çështjeve shoqërore.
“Ne kemi përpara një rrugë të gjatë. E dimë se populli ynë dëshiron jetë më të mirë. Kjo është e drejta e tyre”, tha Rouhani i cili theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit.
Ai shtoi se në shoqëri ekzistojnë shumë probleme, dhe theksoi papunësinë, varfërinë dhe rritjen e numrit të shkurorëzimeve. “Nëse dëshirojmë të realizojmë përparim ekonomik, doemos duhet të luftojmë kundër korrupsionit”, konsideron Rouhani.
Në Iran në mënyrë tradicionale nga 1 deri më 11 shkurt shënohet përvjetori i revolucionit.
Edhe këtë vit në mbarë vendin janë hedhur slogane antiamerikane dhe anti-izraelite, ndërsa është djegur edhe kukulla që paraqiste presidentin amerikan.
Revolucioni iranian, i njohur edhe si revolucioni islamik në Iran, shënon një varg protestash masive dhe reforma politike të cilat në vitin 1979 sollën përmbysjen e monarkisë së Reze Pahlavi dhe strukturimin e Iranit si republikë islamike.