Irani e ka akuzuar Arabinë Saudite se ka qenë e përfshirë në 94% të sulmeve terroriste në gjithë botën.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Java Zarif, ka thënë se janë disa vende të caktuar në Lindje të Mesme të cilat janë duke e përkrahur terrorizmin vazhdimisht, transmeton Express.
“Ke vende në rajon që i kanë përkrahur vazhdimisht ekstremistët… disa vende vazhdimisht i kanë përkrahur grupet e gabuara – këto janë po vendet e njëjta nga të cilat 94% të shtetasve ishin të përfshirë në akte terroriste,” ka thënë ai duke iu referuar Arabisë Saudite, shkruan The National Interest.
Po ashtu, Zarif ka thënë se shia, sunni dhe kurdët janë segmente të rëndësishme për shoqërinë e Irakut, me të cilin Irani ka nevojë të krijojë lidhje./Express/