Rajon & Botë

Irani shënon 62 viktima të Covid-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Iran nga koronavirusi kanë vdekur 62 person. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,119.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Kianoush Jahanpour, njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 2,111 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 124,603, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e kësaj shifre, mbi 97 mijë persona janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa 2,698 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas këtij zëdhënësi, autoritetet shëndetësore deri më tani i kanë testuar për koronavirus më shumë se 716 mijë persona.

Irani është shteti më i prekur nga Covid-19 në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet me numrin më të lartë të të infektuarve në mbarë botën.

the authorGazetaKNN