Gjatë 24 orëve të kaluara, nga koronavirusi në Iran kanë vdekur 94 persona. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 5,391.
Irani është shteti më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet me më së shumti raste në botë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 85,996 raste të të infektuarve, ndërsa 5,391 u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të kaluara.
Publikimi i shifrave të reja u bë në kohën kur Departamenti i Emergjencave i kryeqytetit Tehran tha se autoritetet janë duke u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të infeksioneve.
Ndryshe, mbi 2.5 milionë njerëz janë infektuar deri më tani me Covid-19 në mbarë botën dhe më shumë se 178 mijë kanë vdekur. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të të infektuarve.