Rajon & Botë

Irani kërcënon me largim nga traktati bërthamor për shkak të sanksioneve

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar për mediet shtetërore të këtij vendi se largimi nga traktati për ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore është një nga opsionet e autoriteteve pasi Shtetet e Bashkuara i shtuan sanksionet kundër Tehranit.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Tehranit janë rritur që nga koha kur administrata e presidentit amerikan u tërhoq vitin e kaluar nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për pezullimin e zhvillimit të armëve bërthamore.

Më herët gjatë këtij muaji, Shtetet e Bashkuara e kategorizuan si organizatë terroriste forcën elite të ushtrisë iraniane dhe kërkuan nga shtetet tjera që të mos e blejnë naftën e Iranit nëse duan që të mos bëhen pjesë e sanksioneve amerikane.

“Opsionet e Republikës Islamike janë të shumta dhe autoritetet e vendit janë duke i vlerësuar ato. Largimi nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare është një nga to”, tha Zarif për mediet shtetërore.

Irani ka kërcënuar edhe më parë se do të largohet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nëse fuqitë evropiane nuk i ofrojnë këtij vendi përfitime ekonomike nga respektimi i këtij traktati, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli