Rajon & Botë

Irani dërgon luftanije në Oqeanin Indian dhe në Gjirin e Adenit

Dy luftanije iraniane do të nisen për në Oman sot, njofton marinsa iraniane.

Sipas zyrtarëve iranianë, luftanijet më pas do ta nisin misionin e tyre në detin e hapur, transmeton Express.

“Një flotë detare iraniane do të niset të dielën për në Oman dhe pastaj do të shkojnë në veri të Oqeanit Indian dhe Gjirit të Adenit,” ka thënë zyra për marrëdhënie me publikun e forcës detare të ushtrisë iraniane, raporton agjencia e lajmeve Tasnim.

Tasnim ka thënë se flota përfshinë dy luftanije./Express/