Irani ka kritikuar sanksionet e reja amerikane në programin e saj të raketave të enjten, duke thënë se ata do të minojnë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.
“Irani dënon administratën e SHBA-së në përpjekjet e saj për të reduktuar rezultatet pozitive të vendit në zbatimin e detyrimeve të JCPOA (marrëveshje bërthamore) duke shtuar individë në listën e sanksioneve të njëanshme dhe joligjore,” ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së jashtme Bahram Ghasemi, raporton AFP.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka zgjedhur që të respektojë marrëveshjen bërthamore me Iranin të enjten duke përtrirë dokumentin për heqjen dorë nga sanksionet bërthamore përkundër kritikave të tij të kaluara për marrëveshjen.
Por kjo ka imponuar masa të reja të ndëshkimit për zyrtarët iranianë të mbrojtjes dhe një biznesi kinez të lidhur me programin e raketave balistike të Teheranit, gjë e cila është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, thotë ai, sepse në të ardhmen ato mund të mbajnë mbushje bërthamore.
Irani mohon kategorikisht të ketë kërkuar armë bërthamore duke shtuar se programi i tij i raketave është pjesë “e të drejtës absolute dhe ligjore për të rritur mundësitë mbrojtëse .”
“Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë programin e saj të raketave me fuqi dhe autoritet, bazuar në planet e saj,” ka thënë Ghasem.