Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, e ka paralajmëruar Turqinë sot se mbajtja e trupave ushtarak në veri të Irakut mund të çojë drejt një lufte rajonale.
Abadi, i cili foli në një konferencë për media, dje në mbrëmje, reagoi ndaj vendimit të Parlamentit të Turqisë nga java e kaluar, për të zgjatur mandatin e operacioneve ushtarake turke kundër organizatave terroriste në Irak dhe Siri, për edhe një vit tjetër, transmeton Express.
“Kemi kërkuar më shumë se një herë, që pala turke të mos ndërhyjë në çështjet e Irakut, dhe kam frikë se aventura turke mund të shndërrohet në luftë rajonale,” ka thënë Abadi.
Ai, shtoi se sjellja e lidershipit turk është e papranueshme për ta.
“Sjellja e lidershipit turk është e papranueshme dhe nuk duam të futemi në konfrontim ushtarak me Turqinë,” ka shtuar ai.