Tech

iPhone i Trump apo i Putin? Celulari i kujt është më i shtrenjtë

Caviar, maska luksoze ruso-italiane, e ka vlerësuar më pak Donald Trumpin sesa Vladimir Putinin, megjithatë, jo shumë larg tij.

iPhone 7 i mbështjellë në ar me fytyrën e Donald Trump kushton më pak sesa ajo me fytyrën e Vladimir Putin, megjithatë marka e ka vendosur edhe Trump në mesin e “burrave të mëdhenj”, ku bëjnë pjesë edhe Vladmir Putin e Ilham Aliev.

Marka nuk ka harruar të vendosë në ‘Tagline’ edhe ‘Bëni Amerikën të madhe përsëri”.

iPhone me fytyrën e Trump kushton 3.040 dollarë, ndërsa ajo me fytyrën e Vladimir Putin kushton 3,766 dollarë.

iPhone më i shtrenjtë është ai me fytyrën e Aliev – Presidenti i Azerbejxhanit, i cili kushton 3,857 dollarë.