Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, ka folur për fitoren e Donald Trump, për të përditshmen e Vjenës, “Standard”.
Në pyetjen se çfarë do të thotë për Bosnjën dhe Hercegovinën fitorja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, ai tha se teza e tij është se vendi, fatmirësisht, po integrohet në drejtim të BE-së, por po shpërbëhet “në shtëpi”.
“Kur Trump u zgjodh, serbët festuan. Me sa duket shumë serbë po i dërgojnë dhurata. Por unë nuk besoj se Trump personalisht është të interesuar për një vend të vogël. Politika e SHBA do të mbetet e njëjtë. Ajo ka senatorë republikanë të njohur, të cilët kanë qenë dhjetë ose 20 herë në Bosnjë dhe të cilët do të sigurojnë që të ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i vendit “, beson ai.
Në të njëjtën kohë, ai thotë se faktor tjetër është Melania Knavs (tani Melania Trump), e cila si vajzë e re ka përjetuar sulmin e Armatës jugosllave në Slloveni dhe do të kujtojë se kush e ka sulmuar Bosnjën.
Në maj të vitit 1991, Sllovenia kishte shpallur pavarsinë, nga ish Jugosllavia, ndërsa bashkëshortja e presidentit të zgjedhur amerikan, Melania Trump, në atë kohë ishte një vajzë re sllovene. Armata jugosllave kishte sulmuar Slloveninë, në përpjekjet për t’a ndalur këtë ish republikë jugosllave që të shkeputej, por pa sukses. Sllovenia ishte pranuar ndërkombëtarisht si shtet i pavarur në vitin 1992./GazetaExpress/